Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Marmalatë me luleshtrydhe ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Marmalatë me luleshtrydhe. Receta e gatimit për marmalatë me luleshtrydhe është dërguar nga Ervina Saliu 12 gusht 2013. Foto © Ervina Saliu.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për marmalatë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim marmalatë me luleshtrydhe duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg luleshtrydhe
800 gr sheqer
lëngun e gjysëm limoni
Përgatitja
1
Marim luleshtrydhet, i lajmë mirë, u presim bishtat dhe i vemë në tenxhere.
2
Kur ti kemi mbaruar të gjitha, i shtypim luleshtrydhet me dorë gjer sa të bëhet si krem, u hedhim sheqerin dhe lëngun e limonit dhe i vemë të ziejn.
3
I përziejm herë pas here duke i hequr edhe shkumën që nxjerrin.
4
Do ta kuptojmë që është berë kur fillon e trashet dhe fillon e ngjit në lugë. Mban afër 30 minuta. E lemë të ftohet dhe është gati. Ju bëftë mirë