Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tavë kosi ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Tavë kosi. Receta e gatimit për tavë kosi është dërguar nga Ervina Saliu 12 gusht 2013. Foto © Ervina Saliu.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për tavë kosi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tavë kosi duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr mish (unë e kam bërë me qingji)
2 lugë gjalp
2 vezë
2 lugë gjelle me miell
2 gota kos
2 lugë gjelle oriz
kripë
Përgatitja
1
Ziejm para mishin, kur të jetë zier heqim copat dhe i vemë në tepsi. Skuqim miellin me gjalpin gjer sa të zverdhet.
2
Shtojmë lëngun e mishit dhe orizin dhe e perziejm vazhdimisht gjer sa të trashet pak.
3
E heqim nga zjarri, e lemë të ftohet pak dhe shtojmë vezën dhe kosin duke i përzier mirë.
4
E hedhim sipër copave të mishit, i shtojmë edhe pak gjalp nga lart dhe e pjekim në 200 gradë rreth 40-50 minuta. Ju bëftë mirë