Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Liker mandarine ( Receta për pije nga Ervina Saliu )
Liker mandarine. Receta për liker mandarine është dërguar nga Ervina Saliu 26 shtator 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta për pije klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim liker mandarine duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
lëkurat e 0.5 kg mandarina. Gjysma e lëkurave që hoqëm nga mandarinat në përgatitjen e reçelit( shiko recetën e përgatitjes së reçelit të mandarinës nga Ervina Saliu )
750 ml votka,
400 gr sheqer,
400 ml ujë
Përgatitja
1
Vemë lëkurat në shishen me vodka. I lemë për 10 ditë duke e tundur shishen vazhdimisht.
2
Kur të kenë kaluar ditët, vemë sheqerin dhe ujin të ziejn për 10 minuta, e heqim dhe e lemë të ftohet.
3
Kullojmë shumë mirë vodkën qe mos të kalojnë copa nga lëkura e mandarinës, që pija të dali e pastër, shtojmë vodkën te shërbeti, e përziejm mirë dhe e hedhim nëpër shishe.