Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Petulla të mbushura me marmalatë ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Petulla të mbushura me marmalatë. Receta e gatimit për petulla të mbushura me marmalatë është dërguar nga Ervina Saliu 18 prill 2014. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për petulla klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim petulla të mbushura me marmalatë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 gotë qumësht
2 lugë gjalp të shkrirë
1 lugë maja
4 lugë sheqer
rreth 500 gr miell
Përgatitja
1
Ngrohim qumështin (të jetë i vakët), shkrijmë sheqerin dhe majanë brenda, në një tas hedhim miellin dhe gjalpin, shtojmë qumështin dhe punojmë brumin nëse duhet hedhim pak qumësht akoma gjer sa brumi të bëhet si i byrekut.
2
E mbulojmë dhe e lemë të dyfishohet, më pas e marim, e hapim në një petë të trashë dhe me ndihmën e një gote e presim në forma.
3
Më pas i skuqim në vaj të bollshëm dhe pasi të jenë ftohur pak, me ndihmën e një korne që bëjmë dhe zbukurimin e tortave,
4
e mbushim më parë me marmelatë dhe mbushim në një cep petullat, nëse nuk ju gjendet kjo në shtëpi mund ta mbushni edhe me një shiringë ku para keni hequr gjilpërën. Ju bëftë mirë