Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Speca gogozhare ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Më poshtë do të lexoni përbërësit dhe do ju duken shumë pak, i bera kaq pak për ti provuar si do më dalin. Por ju sugjeroj që masën ta dyfishoni se më dolën fantastike/ Ervina Saliu. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për turshi dhe gogozhare dërguar në KuzhinaIme.al.
Speca gogozhare
Përbërësit
500 gr speca të kuq,
2 filxhana kafeje me vaj ulliri,
1/2 filxhan kafeje me uthull,
5 hudhra,
1 lugë gjelle kripë të trashë,
1 filxhan çaji me ujë.
Përgatitja
1
Lajmë specat, i pastrojmë mirë nga farat, i presim në dyshe ose i lemë siç janë.
2
Marim një vazo ( kavanoz ) i fusim specat brenda.
3
Në një tas hedhim ujin dhe kripën dhe i përziejm që të tretet kripa, ja hedhim lart specave, i shtojmë vajin, uthulllën dhe hudhrat, nëse vazo nuk është mbushur mirë i shtojmë sërisht ujë.
4
I mbyllim dhe i lemë në ambient që mos ti kap drita dhe për 4-5 ditë janë gati. Ju bëfte mirë. Uroj t’ju dalin po aq të mira sa më dolën edhe mua
Receta gatimit për speca gogozhare është dërguar nga Ervina Saliu 11 shtator 2013. Foto © Ervina Saliu