Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek me patëllxhana ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Byrek me patëllxhana. Receta e gatimit për byrek me patëllxhana është dërguar nga Ervina Saliu 19 shtator 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me patëllxhana duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
5 patëllxhana mesatar,
2 qepë,
2 hudhra,
2 domate,
1 filxhan kafeje me vaj ulliri,
200 ml qumësht pana.
Për brumin duhet:
500 gr miell,
1 filxhan kafeje me gjalp në temperaturë dhome,
ujë rreth 1 filxhan.
Përgatitja
1
Zemë para brumin, hedhim miellin dhe gjalpin në tas dhe i përziejm mirë, më pas shtojmë ujin pak nga pak duke punuar brumin, është gati kur nuk ngjit më nëpër duar.
2
E mbulojmë brumin dhe e lejmë mënjanë gjer sa të pergatisim gjellën. Pastrojmë patëllxhanat nga lëkura, i presim në kubik të vegjël i vejmë në një tepsi, i spërkasim me 2 lugë vaj, i hedhim edhe kripë dhe i pjekim në furrë për 10-15 minuta gjer sa të marin ngjyrë.
3
Skuqim në tigan qepën dhe hudhrat gjer sa të zbuten, shtojmë patëllxhanat, domatet e prerë në copa të vogla i lejmë për pak minuta dhe i shtojmë një gotë ujë. E lejmë të ziej, kur të trashet i hedhim panën, piper dhe pak majdanoz. E lejmë për 5 minuta dhe më pas e lejmë të ftohet pak.
4
Marim brumin e ndajme në dy pjesë dhe të dyja pjesët i bëjmë ne tre topa të vegjël. Marim tre të parët, i hapim në madhësinë e një pjate të vogël, i lyejm çdo njërën mirë me nisheste dhe i vejmë njëra mbi tjetrën dhe e hapim në një petë.
5
Lyejm tavën me vaj, shtrojmë petën, hedhim gjellën dhe nga lart hapim petën tjetër në të njëjtën mënyrë si te e para. E presim, e spërkasim me pak vaj dhe ujë, e pjekim në 200 gradë rreth 30-40 minuta. Eshtë një byrek jo i zakontë por është tepër e shijshme, mua që fëmijët s’mi hanë patëllxhanat, këtë byrek e pëlqejnë jashtë mase shumë. Ju bëftë mirë