Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kroasanë me marmalatë ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Kroasanë me marmalatë. Receta e gatimit për korasanë me marmalatë është dërguar nga Ervina Saliu 11 gusht 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për korasanë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim korasanë me marmalatë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg miell,
2 vezë,
500 ml qumësht,
200 ml vaj,
4 lugë gjelle sheqer,
2 lugë maja,
pak kripë
Për lyerjen e petëve:
100 gr gjalp,
1 vezë
1 vezë
Përgatitja
1
Përziejm të gjithë përbërësit e brumit bashkë per disa minuta. Më pas e ndajmë brumin në dy pjesë dhe te dy pjesët i bëjmë nga 12 topa të vegjël.
2
Hapim 6 topat e parë në madhësinë e një pjate çaji dhe i vemë të gjashta mbi njëra tjetrën duke lyer çdo petë me gjalp.
3
Të gjashta këto i hapim në një petë jo shumë të hollë. E presim në formën e një pice, lyejm çdo fije pete me marmalatë dhe i mbledhim, siç duken në foto.
4
Kështu vazhdojmë edhe me petat e tjera. I lemë të mbledhura për 30 minuta, i lyejm me vezë nga lart. I pjekim në furrë të ngrohtë në 200 gradë për 20-30 minuta gjer sa të marin ngjyrë. Ju bëftë mirë