Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
pule4

Pulë me birrë dhe qofte patateje ( krokete ) ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Pulë me birrë dhe qofte patateje ( krokete ). Receta e gatimit për pulë me birrë dhe qofte patateje është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 14 dhjetor 2015. Fotot © Lulzime Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim pulë me birrë dhe qofte patateje ( krokete ) duke ndjekur udhëzimet në vijim

728 shikime
pule4

Përbërësit

1 pulë
lëng limoni,
rozmarinë,
kripë,
gjethe dafine,
piper,
senape,
mjaltë,
curcuma
Për qoftet me patate:
patate
2 të verdha veze,
djath të grirë,
proshutë,
piper,
kripë
noce moscata

Përgatitja

1
Pulën e presim në copa dhe e marinoj me vaj, lëng limoni, rosmarinë, kripë, gjethe dafine, piper, senape, mjaltë dhe curcuma, për dy orë. Në një tigan hedhim pulën e marinuar dhe e skuqim mirë nga të gjitha anët. E shuajmë me birrë, kur të avullojë birra e mbyllim me kapak dhe e gatuajmë për 40 minuta.
2
Kroketat përgatiten në këtë mënyrë: Zihen patatet dhe shtypen, i hedhim 2 të verdha veze, djath të grirë, proshutë, piper, kripë dhe noce moscata. Bëhen qofetet dhe kalohen në të bardhat e vezës dhe më pas në bukë të grirë dhe sesamo fara, skuqen në vaj të nxehtë. Ju bëftë mirë

Lulzime Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 44 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjitha recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: