Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
mish lope brazato

Mish lope brazato ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Mish lope brazato. Receta e gatimit për mish lope brazato është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 18 prill 2016. Fotot © Lulzime Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
  • Për receta gatimi me mish viçi klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim mish lope brazato duke ndjekur udhëzimet në vijim

3185 shikime

mish lope brazato

Përbërësit

mish lope ( pjesë tuli )

2 qepë

2 karrota

2 këmbë selino

2 gota verë të kuqe

2-3 karafila, dëllinjë, një copë të vogël kanellë, rozmarinë, salvia, pak gjalp.

Përgatitja

1

Meren perimet dhe priten në copa, vihen bashkë me mishin dhe erëzat të marinojnë gjithë natën.

2

Në një tenxhere hidhet vaj, gjalpë dhe vendoset mishi të skuqet mirë nga gjithë anët, pasi të jetë skuqur shtojmë perimet dhe vazhdohet kaurdisja për disa minuta, shtohet një gotë verë nga manitura dhe pasi të jetë shtuar e mbyllim tenxheren me kapak, e lemë të ziejë me zjarr shumë të ulët për rreth 2 orë.

3

Pritet mishi në feta duke patur kujdes që të pritet nga ana e kundërt e fijeve. Meren perimet dhe kalohen në mixer ose passavendura (unë preferoj). Vihet mishi në pjatancë dhe I hidhet kremi I perimeve për sipër.

Lulzime Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 44 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjitha recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: