Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
pule me leng rosnicash

Pulë me lëng rosnicash ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )

Pulë me lëng rosnicash. Receta e gatimit për pulë me lëng rosnicash është dërguar nga Silvana Belishaku 28 tetor 2013. Foto © silvana Belishaku

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim pulë me lëng rosnicash duke ndjekur udhëzimet në vijim

2865 shikime

pule me leng rosnicash

Përbërësit

mish pule ( varet sa persona jeni ),

1 kokërr vezë,

1 lugë kos,

350 gr miell,

300 gr domate të grira,

piper, rigon,

1 kub supe,

100 gr gjalp.

Përgatitja

1

Marim pulën e presim në copa, e lajmë dhe e ziejm në tenxhere me presion për 15 minuta,

2

i hedhim kripë, pak vaj ulliri, 2 gota ujë, ereza, ndërkohë në tigan shkrijmë gjalpin, në një tas hedhim miellin, vezën dhe 1 lugë kos, me dorë e përziejm mirë ku formojmë thërrime të vogla, i hedhim në tigan ku kemi shkrirë gjalpin, i skuqim deri sa të marin ngjyrë të artë,

3

më pas shtojmë domatet e grira dhe të bluara në mikser ose mund t’i hedhim salcë 150 gr ( sipas dëshires ), i përziejm akoma dhe në tenxheren ku ziem mishin hedhim ujë, gati 1 lt e gjysëm, hedhim kub supe, e lemë të ziej dhe më pas hedhim masën e përgatitur,

4

e rregullojmë me kripë dhe e lemë të ziej për 35 minuta në zjarr të ulur, pa e vulosur tenxheren, sipas dëshirës në pjatë i hedhim spec diegës dhe limon. Ju bëftë mirë

Silvana Belishaku ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Silvana Belishaku.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: