Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Qofte me mish pule ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Qofte me mish pule. Receta e gatimit për qofte me mish pule është dërguar nga Ervina Saliu 31 tetor 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për qofte klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim qofte me mish pule duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Mish pule rreth 200 gr,
2 qepë,
2 hudhra,
1 fetë buke e ndenjur( e zbutur para në ujë ),
1 vezë,
miell për të lyer qoftet dhe vaj për skuqje.
Përgatitja
1
Marim mishin e pulës, duhet të jetë i zier ose i pjekur ( unë e bëra me mish që e kisha futur në furrë) e presim në copa të vogla, shtojmë në të qepët dhe hudhrat e prera imët, vezën, bukën e ndenjur dhe erza sipas dëshirës tuaj.
2
I përziejm mirë dhe i lemë për 1 orë në figorifer të mbuluara, i marim më pas i bëjmë formën që dëshirojmë, i lyejm me pak miell dhe i skuqim në vaj të nxehur. Ju bëftë mirë