Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Gjuhë viçi me salcë jeshile ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Gjuhë viçi me salcë jeshile. Receta e gatimit për gjuhë viçi me salcë jeshile është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 9 mars 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish viçi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim gjuhë viçi me salcë jeshile duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
një gjuhë viçi
1 qepë
karafil
2 karrota
1 degë selino
2 gjethe dafine
Për salcën:
një fetë bukë
uthull molle
një tufë majdanoz,
një thelb hudhër,
achiuge nën vaj
Përgatitja
1
Marim një gjuhë viçi, pasi e kemi shplarë mirë e fusim për ta zier në një tenxhere, e mbulojmë me ujë të ftohtë, shtojmë 1 qepë në të cilën kemi ngulur disa thumba karafili (kjo do I japi aromë fantastike si gjuhës ashtu edhe lëngut), 2 karrota, 1 degë selino, 2 gjethe dafine.
2
Ndezim zjarrin dhe kur fillon të ziej valët e para krijojnë pak shkumë të cilën e heqim me lugë, shtojmë supë pule dhe e ziejmë me zjarr të ulët gjer sa mishi të ziej, zakonisht do 1 orë e 30 minuta por nqs mishi është lope do edhe më shumë. Pasi ka zier e lemë të ftohet me lëngun e vet, lëngu I gjuhës është shumë I mirë dhe e përdorim për të gatuar supë ose pilaf.
3
Përgatisim salcën: Marim një fetë bukë dhe espërkatim me uthull molle (është më e lehtë se uthulla e zakonshme e verës), e lejmë pak dhe e shtrydhim mirë. Hedhim bukën në mixer, një tufë majdanoz, një thelb hudhër, achiuge nën vaj (achiuget janë tip sardelesh të regjura në kripë) dhe një filxhan vaj. Endezim dhe e lejmë sa të na krijohet salca. Kjo salcë bëhet akoma më e mirë nëse e përgatitimm një ditë më parë. (Mos u shqetësoni nëse ju duket shumë vaji, pasi në çdo fetë mishi hidhet vetëm një majë luge salcë). Marim gjuhën, i heqim lëkurën (kjo hiqet kollaj) dhe epresim në feta. Mishi I gjuhës pasi e kemi lënë të ftohet në lëng do jetë shumë I butë dhe me aromë të mrekullueshme. Vendoset në pjatancë shoqëruar me salcën jeshile.