Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
byrek

Byrek me hithra ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Byrek me hithra. Receta e gatimit për byrek me hithra është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 12 dhjetor 2015. Foto © Lulzime Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim byrek me hithra duke ndjekur udhëzimet në vijim

1066 shikime
byrek

Përbërësit

Për petat:
300 gr miell,
ujë të vakët,
kripë
Për mbushjen:
hithra,
ajkë ( krem qumështi, pana )
1 thelb hudhre,
dy dora oriz,
1 kokërr vezë

Përgatitja

1
Përgatitet brumi dhe lihet gjysmë orë. Të pushojë.
2
Ndërkohë përgatitet mbushja: hedhim vaj ulliri extra në tigan, i hedhim 1 thelb hudhrë, sa të skuqet pak i hedhim hithrat e pstruara mirë.
3
I skuqim për 5 min sa të vyshken, më pas i hedhim dy gota ujë dhe dy dora oriz, e lejmë të zihen për 10 minuta, orizi nuk duhet të jetë i zier mir.
4
Fikim zjarrin, i hedhim ajkën dhe vezën e rrahur më parë me krip dhe piper. Hapim petat me kulaçka dhe vaj ulliri. I shtrojm në tepsi hedhim mbushjen dhe e mbulojm me peta të tjera.
5
Byrekun e pjekim në furrë 220 gradë për 30 minuta. Kjo recetë është e gjyshes time 🙂

Lulzime Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 44 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjitha recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: