Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Patëllxhanë të mbushura ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Patëllxhanë të mbushura. Receta e gatimit për patëllxhanë të mbushura është dërguar nga Leonora Pane 23 nëntor 2013. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me patëllxhanë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si te pergatisni patëllxhanë të mbushura duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 patllixhanë të medha,
150 gr proshutë,
200 gr mocarrele ( lloj djathi ),
70 gr djathë të grirë,
rigon,
vaj ulliri dhe kripë,
Përgatitja
1
Merni patllixhanët dhe prejini në feta për së gjati pastaj piqini në pjaster ose në grilë, pasi ti keni pjekur në çdo fetë patllixhani hidhni pak vaj ulliri, kripë një shtresë proshute, një copë mocarrele dhe mblidhini role si në foto,
2
kështu me radhe të gjitha pastaj vërini në një tavë të lyer me vaj, mbasi ti keni vendosur të gjitha në tave hidhini rigonin sipër dhe në fund djathin e grirë, futini në furrë për 20 minuta në temperaturën 200° C