Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Qofte me salcë domatesh ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Qofte me salcë domatesh. Receta e gatimit për qofte me salcë domatesh është dërguar nga Ervina Saliu 7 qershor 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për qofte klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim qofte me salcë domatesh duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
Për qoftet duhen:
300 gr mish të grirë,
1 qepë,
2 vezë,
2 feta bukë bajate( të zbutur para në ujë ),
piper, majdanoz,kripë.
Për salcën duhen:
2 qepë,
4 domate,
1 filxhan çaji salcë të gatshme,
1 filxhan kafje vaj,
piper,rigon dhe 2 hudhra.
Përgatitja
1
Përgatitja e qofteve: Hedhim të gjithë përbërësit në një tas dhe i përziejm mirë. I fusim në figorifer për dy orë. Më pas i bëjmë qoftet, i lyejm me miell dhe i skuqim. I vemë mënjanë dhe përgatisim salcën.
2
Përgatitja: Vemë vajin në tigan, shtojmë qepën dhe hudhrat të grira imët dhe i lemë gjer sa të zbuten. Më pas shtojmë domatet e grira në rende dhe erzat i lemë të marin valë, më pas shtojmë salcën. U shtojmë dhe një filxhan ujë dhe një lugë kafeje sheqer dhe i lemë të ziejn gjer sa të trashet salca. Më pas shtojmë qoftet dhe i lemë të ziejn akoma 10 minuta. Mund të shoqerohet me pilaf ose sië janë.