Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
oktapod

Karpaçio me oktapod ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Karpaçio me oktapod. Receta e gatimit për kapriço me oktapod është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 14 dhjetor 2015. Foto © Lulzime Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me oktapod klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim karpaçio me oktapod duke ndjekur udhëzimet në vijim

1421 shikime
oktapod

Përbërësit

dy oktapodë rreth 2 kg,
limon,
kripë,
majdanoz,
gjethe dafine,
dy gota verë të bardhë

Përgatitja

1
Marrim oktapodin dhe e rrahim pak. E hedhim në një tenxhere me ujë, verën, gjethe dafine, pak kripë, dhe disa kokra piperi (E hedhim kur uji të jetë i nxehtë). E lemë që të zihet gjersa oktapodi të zbutet (provohet me piru). Pasi të ketë zier fikim zjarrin dhe e lëmë të ftohet në ujin e vet.
2
Marrim një pagure uji bosh, i presim grykën dhe fundit i bëjmë dy tre vrima. Marrim oktapodin e ftohur dhe e fusim tek shishja. E ngjeshim mirë dhe i vëmë një peshë sipër që të presohet.
3
Shishen e fusim në frigorifer për mbi 8 orë. Nxjerrim oktapodin e presuar nga shishja dhe e presim me feta të holla. Nëse keni afetatrice do pritet më mirë. Përgatisim majdanoz të grirë hollë, lëng limoni dhe vaj ulliri.
4
I rrahim bashkë dhe ia hedhim për sipër fetave të oktapodit. Duket e vështirë por është shumë kollaj. Vetëm duhet kohë për përgatitjen. Super e mirë!

Lulzime Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 44 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjitha recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: