Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Receta e limoncelit ( Receta për pije dërguar nga Lulzmime Gjyzeli )
Receta e limoncelit. Receta për pijen e limoncelit është dërguar nga Lulzmime Gjyzeli 20 dhjetor 2015. Foto © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta për pije klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim limoncel duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
12 limona të pa trajtuar bio me lëkurë të trashë,
1 litër alkol për gatim 95 gradësh,
1. 2 kg sheqer,
1. 2 litër ujë
Përgatitja
1
Qërojmë vetëm të verdhën e limonit, duke pasur kujdes që mos të marrim të bardhën, ndryshe bëhet e hidhur dhe prish limoncinon.
2
Fusim lëkurat e qëruara tek alkooli, me një kontenitor (shishe qelqi ) për 15 ditë, (macerimi dmth koha e ndejtjes duhet patjetër të lihet në
errësirë, e rëndësishme ).
errësirë, e rëndësishme ).
3
Çdo dy ditë rotullojm shishen që të përzihet mir alkooli.
4
Pas 15 ditësh përgatisim shërbetin, shkrijm ujin me sheqerin dhe e
ziejmë me me zjarr të ulët gjer sa të marë valë. Fikim zjarrin dhe e lemë të ftohet plotësisht.
ziejmë me me zjarr të ulët gjer sa të marë valë. Fikim zjarrin dhe e lemë të ftohet plotësisht.
5
Bashkojmë shërbetin me alkoolin dhe e filtrojmë. E hedhim në shishe qelqi të pastra dhe e lejm për tre muaj nuk e prekim. Pas tre muajsh limonçino është gati. E lejmë shishen gjithmonë tek ngrica. Kur të shërbehet duhet të jetë shumë i ftohtë. Kjo recet ësht origjinale e Sorrentos, duhet që masat të zbatohen mirë.