Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
tagliatele5

Makarona (Tagliatele) me kimë (ragu) rose ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Makarona (Tagliatele) me kimë (ragu) rose. Receta e gatimit për makarona me kimë rose është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 25 dhjetor 2015. Fotot © Lulzime Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim makarona (Tagliatele) me kimë (ragu) rose duke ndjekur udhëzimet në vijim

407 shikime
tagliatele5

Përbërësit

Për kimën duhet :
1 rosë,
1 qepë,
selino,
1 karrotë,
1 gotë verë të kuqe,
1 gotë lëng pule (mund të përdorni dhe supë pule), kripë, piper dhe erëza si rozmarinë, gjethe dafine, 1 thelb hudhre me lëvozhgë, i zgjidhni si të doni.
Për taliatelet duhen:
500 gr miell,
5 vezë të freskëta,
kripë

Përgatitja

1
Përgatisim bruimin e taliateleve duke rrahur vezët me miellin me piru, më pas ngjeshim mirë brumin gjersa mos të ngjisi në dorë. Brumi duhet të rezultojë i fortë. E lemë gjysëm ore që të zbutet më pas e hapim në një petë të madhe. E palosim dhe e presim në taliatele, ( rreth 5 minuta)
2
Përgatisim kimën: Qepën, kartotën dhe selimnonë i presim në copa dhe i fusim në mixer (mund ti presim dhe me dorë por shum imët ). Roses i nxjerrim tulin dhe e bëjmë me çikla shum të vogla (si mish të grirë ). Skuqim perimet me vaj ulliri. Hedhim mishin dhe i skuqim akoma mirë. I hedhim aromat. E shuajmë me verë të kuqe dhe e lemë zjarrin e lartë gjer sa të shteroëj vera. Ulim zjarrin dhe i hedhim 1 gotë lëng të ngrohtë. Duhet patjetër i ngrohtë pasi po tja hidhni të ftohtë do i nderprisni zierjen dhe mishi mund të ketë vështirësi që të zbutet. Unë kimën e kam gatuar me tenxhere balte dhe e kam dërguar në furrë me 200 gradë për një orë. Por mund ta gatuani dhe mbi fornellë me zjarr të ulët. Kima duhet të ziejë mirë gjersa mishi të rezultojë i shkrirë.
3
Vemë të ziejë uji me kripë dhe hedhim taliatelet të ziejnë. Nuk duhet shumë kohë pasi janë të freskëta. I kullojmë dhe i bashkojmë me kimën.

Lulzime Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 44 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjitha recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: