Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Gjellë me bishtaja ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Mësoni si të përgatisim gjellë me bishtaja duke ndjekur udhëzimet në vijim. Kjo është një nga 10+ recetat e gatimit me bishtaja dërguar në Kuzhina ime
Gjellë me bishtaja

Përbërësit
1 kg mish me kockë
500 gr bishtaja
2 karrota
2 këmbë selino
2 qepë
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull të kuqe
xhinxher
1 thelb hudhre
1 lugë gjelle miell
1 lugë gjelle salcë domatesh
kripë, piper
Përgatitja
1
Pastrojmë dhe presim perimet, i kaurdisim mire, shtojmë mishin dhe vazhdojmë i kaurdisim gjersa mishit ë mare ngjyrë. I hedhim salcën e domateve dhe e mbulojmë me ujë të nxehtë.
2
Ulim zjarrin dhe gjellën e lejmë të ziejë gjersa mishit ë shkëputet nga kocka, 10 minuta para se ta fikim hedhim në një tas 2 lugë gjelle me vaj, 3 lugë me uthull, piper, xhinxher, hudhrën e kaluar në rende, 1 lugë miell, shtojmë pak lëng nga gjella dhe i rrahim me pirun, ja hedhim sipër dhe e lemë edhe për disa minuta në zjarr. Gjella është gati.
Gjellë me bishtaja. Receta e gatimit për gjellë me bishtaja është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 18 gusht 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli