Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Përshesh me bukë misri (receta e vjerrës) ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Përshesh me bukë misri (receta e vjerrës). Receta gatimit e gatimit për përshesh me bukë misri është dërguar nga Leonora Pane 23 janar 2015. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për përshesh klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim përshesh me bukë misri duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 gjel ose pulë deti,
4 bukë misri mesatare,
2 presh,
3 lugë supe me gjalp,
kripë dhe ujë.
Përgatitja
1
Pasi t’a keni larë gjelin, kriposeni mirë dhe vëreni në një tepsi të thellë, hidhni 4 gota ujë dhe futeni në furrë në temperaturë 150° për 2-3 orë duke e kthyer vazhdimisht që të piqet mirë dhe njëlloj,
2
merni të brendeshmet e gjelit, prejini në copa të vogla dhe në një tenxhere me gjalpin vërini të skuqet, më pas shtoni preshin e grirë imët (vetem kokat prasëve) dhe trazojini herë pas here deri sa preshi të zverdhet,
3
pastaj shtoni ujin dhe lëreni të vlojë, kur gjeli të jetë skuqur mirë, hiqeni nga tepsija dhe lëngun me yndyrën qe ngelet në tepsi hidheni në tenxhere ku po zieni preshin dhe të brendeshmet, merni bukët e misrit dhe i bëni copa të vogla,
4
më pas hidheni bukën në tenxhere (duhet që lëngu të mbulojë buken) dhe lëreni të ziejë për 5 minuta, pastaj hiqeni nga zjarri dhe lëreni të mbyllur me kapak për disa minuta, pastaj është gati per t’u ngrënë. Ju bëftë mirë