Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
tave balte

Tavë balte ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Tavë balte. Receta e gatimit për tavë balte është dërguar nga Leonora Pane 14 shkurt 2014. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi në tavë balte klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Mësoni si të përgatisim tavë balte duke ndjekur udhëzimet në vijim

4274 shikime

tave balte

Përbërësit

500 gr mish viçi,

1 kg qepë,

4 thelpinj hurdhra,

1 spec të kuq,

1 domate,

4 lugë gjelle me vaj ulliri,

kripë,

2 lugë gjelle me uthull,

2 gjethe dafine,

Përgatitja

1

Në një tenxhere hidhni vajin dhe qepën e grirë imët dhe vëreni të skuqet duke e trazuar vazhdimisht deri sa të mari ngjyrë të verdhe, pastaj shtoni specin në copa të vogla dhe lëreni të skuqet pak me qepën më pas hidhni mishin të prerë në copa,

2

kur të jetë tharë lëngu që nxjerr mishi shtoni uthullën dhe lëreni deri sa të avullojë, pastaj shtoni domaten të grirë në rende dhe trazojeni deri sa domatja të fillojë të skuqet, shtoni gjizën, hurdhrat të grira imët, kripën dhe gjethet e dafinës trazojini mirë të gjitha dhe shtoni një gotë ujë dhe lëreni të zjej për 10 minuta pastaj mbushni tasat e baltës dhe e futini në furrë në 200° për 20 – 25 minuta.

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: