Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
rolo me birre

Rolo ( Involtini ) të shuara me birrë ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Rolo ( Involtini ) të shuara me birrë. Receta e gatimit për rolo ( inviltini të shuara me birrë është dërguar nga Leonora Pane 4 prill 2014. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Mësoni si të pergatisim rolo ( Involtini ) të shuara me birrë duke ndjekur udhëzimet në vijim

734 shikime

rolo me birre

Përbërësit

8 fetina mish viçi,

150 gr proshutë,

100 gr djathë të tymosur në feta,

majdanoz,

një gotë uji me birrë,

50 gr gjalpë,

1 dado dhe piper i zi.

Përgatitja

1

Merni fetinat e mishit dhe i hapini të gjitha, veni nga një shtresë proshute në të gjitha fetinat e mishit dhe nga një fetë djathë, hidhini pak majdanoz të grirë dhe mblidhini si ne foto dhe në fund që të mos hapen kapini me një kruajtëse dhëmbesh,

2

merni një tigan dhe hidhni gjalpin dhe vëreni të shkrijë, pastaj vini edhe involtinit dhe lërini derisa të thajnë ujin që lëshojnë dhe të fillojnë të skuqen duke i rrotulluar vazhdimisht, kur të jenë skuqur hidhni dadon të thërmuar sipër mishit,

3

pasi t’i ktheni 2 – 3 herë hidhini birrën dhe lërini të zjejne me flakë të ulët dhe të mbuluar me kapak deri sa të shterojë birra dhe në fund të ngelet si krem. Mund t’i bëni edhe me fetina pule në vend të fetinave të vicit. Ju bëftë mirë

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: