Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
dredhanik me spinaq

Dredhanik me spinaq ( Receta gatimi nga Engjellushe Tusha )

Dredhanik me spinaq. Receta gatimit është dërguar nga Engjellushe Tusha 11 prill 2014. Foto © Engjellushe Tusha

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Engjellushe Tusha klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim byrek duke ndjekur udhëzimet në vijim

984 shikime

dredhanik me spinaq

Përbërësit

miell dhe gjysëm lugë kafeje me sodë

200 gr gjalp dhe vaj

spinaq dhe djathë. ( masat sipas dëshirës )

Përgatitja

1

Marim miellin, unë kam marë 500 gr miell për këtë masë, i hedhim një gjysëm lugë kafeje me sodë dhe pak kripë dhe e zemë me ujë të vakët deri sa të zbukurohet brumi, e lyejmë brumin me pak vaj, e fusim në një qese dhe e lemë në një ambient të ngrohtë për 30 minuta ose pak më shumë, në mënyrë qe petët te hapen sa më mirë.

2

Përgatisim spinaqin: E grijmë spinaqin, e hedhim në një enë dhe e shtypim me pak vaj dhe kripë sa të regjet pak, i hedhim edhe djathin (që në fillim e thërrmojmë) dhe i përzjemë.

3

Shkrijmë gjalpin sa të skuqet dhe e lemë të ftohet pak dhe i hedhim edhe vaj.

4

Marim brumin dhe fillojmë e hapim petët nga dy e nga dy, (sa më shume ti hapim petët aq më mirë), hapim petën e parë dhe e piklojmë me gjalpin e shkrirë, vemë petën tjeter mbi të dhe po ashtu i hedhim gjalpin,

5

i përthyejmë pak petët në mënyrë që të bëhet pak trashësia që të vemë spinaqin, vemë spinaqin (e shohim me sy se sa duhet) te pjesa e përthyer dhe e mbledhim bashkë me petët në formë roleje, e vemë në tepsi, duke e mbledhur (duke e tërhequr nga pak), në formën e tepsisë. Pasi e kemi mbaruar e fusim në furrë dhe e pjekim me 200 gradë deri sa të piqet. Ju bëftë mirë

Engjëllushe Tusha ka dërguar në KuzhinaIme.al 9 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Engjëllushe Tusha.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: