Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
“Vesharapi ” apo “Pufka” Receta për një ëmbelsirë të shpejtë dhe të shijshme ( Receta gatimi nga Engjellushe Tusha )
“Vesharapi ” apo “Pufka” Receta për një ëmbelsire të shpejtë dhe të shijshme. Receta gatimit është dërguar nga Engjellushe Tusha 25 prill 2014. Foto © Engjëllushe Tusha.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Engjellushe Tusha klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Për të tjera recata gatimi për pufka klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pufka duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
3 filxhan kafeje me miell
3 filxhan kafeje qumësht pluhur
3 kokrra vezë
1 lulgë të vogël kafeje me sodë
Për shërbetin:
1 kg sheqer
dy ujë,
Përgatitja
1
Përgatisim shërbetin para se të zemë brumin.
2
Marim një tas qelqi hedhim bashkë miellin, qumësht pluhur, sodën dhe vezët, i përzjejmë deri sa të bëhet brumi,
3
lyejmë duart me vaj se brumi është shumë ngjitës, marim nga pak brumë (masa pak më shumë se një tap bidoni) e rrumbullakosim pak dhe e vendosim në tepsi me radhe duke lënë hapesirë nga njëra tjetra.
4
Pasi e mbarojmë brumin i fusim në furrë me temperaturë 150 gradë, i lemë deri sa të piqen, të marin ngjyrë kafe të pjekur.
5
Ndërkohë shërbeti është duke zierë, i nxjerim vesharapët (disa i thonë dhe pufka) nga furra dhe i hedhim direkt në shërbetin që vazhdon të zjej, i ziemë për 5 minuta pastaj fikim sobën,
6
u vemë një pjatë mbi të në mënyrë që të rrinë të gjitha në shërbet, para se ti hamë i vendosim në frigorifer pasi të ftohta janë më të shijshme. Ju bëftë mirë