Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
krostate e fresket

Krostatë e freskët ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Krostatë e freskët. Receta e gatimit për krostatë të freskët është dërguar nga Leonora Pane 17 maj 2015. Foto © Leonora Pane.

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim krostatë të freskët duke ndjekur udhëzimet në vijim

619 shikime

krostate e fresket

Përbërësit

300 gr miell,

150 gr sheqer,

120 gr gjalp,

2 të verdha veze,

lëkurën e 1 limoni,

Për kremin:

500 gr salcë kosi (jo të thartë)

250 ml pana,

130 gr sheqer pluhur dhe luleshtrydhe për dekorim.

Përgatitja

1

Pasi ta keni zënë brumin me të gjithë përbërësit (nuk ka rëndesi se kë hidhni më parë) punojeni mirë, mbulojeni me plasmas kuzhine dhe lëreni në frigorifer të paktën 30 minuta,

2

Merni salcën e kosit, hidhni sheqerin pluhur dhe trazojeni mirë, pastaj punojeni panën me mikser dhe bashkojeni me salcën e kosit duke e trazuar me ngadalë që të mos ulet pana,

3

merni nxirrni brumin nga frigoriferi dhe hapeni në një petë të vetme, merni një tepsi ne madhësinë 30 cm,

4

verini letër furre dhe vendosni petën që hapët, futeni të piqet në 180° për 25 minuta,

5

pasi të jetë pjekur lëreni të ftohet dhe më pas hidhni kremin që përgatitët dhe hapeni në të gjithë sipërfaqen e krostatës dhe në fund dekorojeni si në foto ose si t’ju pëlqejë. Ju bëftë mirë

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: