Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Qofte me salce

Qofte me salcë ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Qofte me salcë. Receta e gatimit për qofte me salcë është dërguar nga Leonora Pane 7 mars 2014. Foto © Leonora Pane.

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për qofte klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Mësoni si të përgatisim qofte me salcë duke ndjekur udhëzimet në vijim

2190 shikime

Qofte me salce

Përbërësit

500g mish i grirë,

2 feta bukë,

1 thelp hurdhër,

50 gr bukë e grirë,

piper i zi, rigon dhe kripë,

Për salcen duhet:

3 lugë vaj ulliri,

një karrotë,

një qepë e vogël,

një degë sedano,

pak majdanoz dhe gjysëm shishe salce,

Përgatitja

1

Merni një tas dhe hidhni mishin e grirë, hudhën e grire imet, kripën, piperin, rigonin, dy fetat e bukës, pasi ti keni lagur me ujë dhe shtrydhur, përzjeini mirë të gjitha pastaj shtoni edhe bukën e grirë, perzjeini prapë dhe ndajeni në pjesë te barabartë duke i dhenë formë te rrumbullakët si në foto,

2

pastaj merni nje tigan te thellë, hidhni vajin dhe qoftet dhe vëreni në flakë të lartë duke i kthyer vazhdimisht qoftet që të skuqen nga te gjitha anet, shtoni qepën, karrotën dhe sedanon të grira imet dhe lerini të skuqen me gjithë qoftet për 5 minuta, pastaj hidhni salcën, kripë, majdanoz dhe nje gotë uje dhe e ulim flakën që të zjejnë me ngadalë për 45 minuta.

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: