Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Apple pie ( Receta gatimi nga Yllka Papa )
Apple pie. Receta gatimit është dërguar nga Yllka Papa 14 dhjetor 2013. Foto © Yllka Papa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Yllka Papa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim apple pie duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Brumi:
2 dhe 1/2 filxhanë çaji me miell
4 lugë gjelle me sheqer
1/4 lugë çaji me kripë
14 lugë gjelle me gjalp ( i ftohtë dhe i prerë në kubikë të vegjël)
1 vezë e rrahur për lyerje
10 lugë gjelle me ujë të ftohtë (nga frigoriferi)
Mbushja:
1 dhe 1/2 kg mollë të qëruara dhe të prera në feta të holla
2 lugë gjelle me lëng limoni
2/3 filxhan çaji me sheqer
1/4 filxhan çaji me gjalp
1/4 lugç çaji me kanellë
Përgatitja
1
Përgatisim brumin duke përzier përbërësit një nga një, e ndajmë në 2 pjesë, i mbështjellim me letër plastike dhe i lemë në frigorifer për 30-40 minuta.
2
Ndërkohë përgatisim mbushjen:
Në një tenxhere hedhim mollët, kanellën, lëngun e limonit, gjalpin, sheqerin dhe i lemë në zjarr për disa minuta. Tani kthehemi te brumi, mbasi i nxjerim nga frigoriferi të dyja pjesët i hapim me okllai në madhësinë e tavës që është me diametër 20 -22 cm, e vendosim pjesën e parë dhe hedhim mbushjen me mollë pastaj vendosim pjesën tjetër ku me majën e thikës bëjmë disa të çara,

3
Piqet në temperaturë 190 gradë C për 50 minuta