Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek ( Qahi ) ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Byrek ( Qahi ). Receta e gatimit për byrek ( qahi ) është dërguar nga Bukurie Nexhipi 21 nëntor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek ( qahi ) duke ndjekur udhëzimet më poshtë
Përbërësit
1 kg miell
500 gr djath të bardhë
200 gr gjalp
2 vezë
kripë, ujë
Përgatitja
1
Miell, pak vaj dhe pak kripë, ujin sa të dojë po në mënyrë që brumi të ngelet pak i fortë. Brumin e lemë të pushojë për 1 orë.
2
Më pas thërmojmë djathin në një enë, hedhim vezët i trazojmë mirë, në fund bashkojmë edhe 150 gr gjalp ( të ambientit ).
3
Pasi ka kaluar 1 orë marim brumin dhe i ndajmë në 10 pjesë dhe fillojmë të hollojmë petët, petët i shtrojmë në tavolinë që e kemi spërkatur me pak miell më parë, shtrojmë dy si fillim, spërkatim petën me masën që kemi përgatiur më parë, e kështu me radhë deri sa petët mbarojnë (hedhim në çdo petë nga masa ) pasi kemi vënë petën e fundit e lyejmë sipër me gjalp të shkrirë dhe e palosim byrekun në formën e një kutije.
4
E hedhim në tavë me letër furre, e presim në formë katrore, e lyejmë përsëri me gjalp të shkrirë dhe e pjekim për 45 minuta në 180 gradë C