Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Tortë me mollë ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Tortë me mollë. Receta e gatimit për tortë me mollë është dërguar nga Bukurie Nexhipi 28 shtator 2015. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tortë me mollë duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1 petë sfogliat (petë të gatshme)
3 vezë
250 ml krem qumështi
1 vanilje bourbon
2 bustina (paketime të vogla) sheqer vanilje
3-4 molle të kuqe
2-3 lugë sheqer
Përgatitja
1
Vendosim petën në një tavë me letër furre. Mollët i qërojm dhe presim në feta shumë të holla ose i grijmë në rende anën me fije të trashë dhe i vendosim mbi petë.
2
Rahim vezët me sheqerin, shtojmë bourbon vanilje e kremin e qumështit. E përziejmë masën dhe e hedhim mbi mollë. Hedhim sheqer vanilje sipër dhe e pjekim për 45 minuta në 160 gradë