Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Pule me oriz

Pulë me oriz ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )

Pulë me oriz. Receta e gatimit për pulë me oriz është dërguar nga Bukurie Nexhipi 31 janar 2014. Foto © Bukurie Nexhipi.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim pulë me oriz duke ndjekur udhëzimet në vijim

2222 shikime

Pule me oriz

Përbërësit

1 pulë rreth 1 kg

1 gotë oriz (basmati)

1 qepë

2 e 1/2 gotë me ujë

pak vegetë

piper të bardhë

kripë

1 lugë gjelle mustardë

1 degë rozmarine

pak borzilok të thatë

100 gr gjalp

Përgatitja

1

Si fillim pastrojmë pulën, e lajmë me ujë të bollshëm dhe e thajmë me letër kuzhine.

2

Më pas e lyejmë në të gjitha anët me mustardë dhe pak veget, piper, kripë dhe rozmarinë.

3

Orizin e vendosim të ziej me pak kripë e dy gota ujë Në një enë hedhim 50 gr gjalp dhe skuqim qepën të grirë hollë, hedhim orizin e zier te qepa dhe i skuqim dhe pak sëbashku.

4

Hedhim piper, kripë pak vegetë dhe borzilok dhe mbushim pulën. Pjesën tjetër të gjalpit e shkrijmë dhe ja hedhim pulës sipër dhe 1/2 gotë uji në tavë.

5

E mbulojmë me letër alumin në gjysmën e kohës të pjekjes. E pjekim për 1 orë në 200 C

6

(Nëse ju ka mbetur oriz nga pula mund ta hidhni rreth pulës gjysëm ore para se të jetë gati) Ju bëftë mirë

Bukurie Nexhipi ka dërguar në KuzhinaIme.al 69 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: