Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
makarona ne tave

Makarona tavë ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )

Makarona tavë. Receta e gatimit për makarona në tavë është dërguar nga Brikena Metaj 29 shtator 2014. Foto © Brikena Metaj

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim makarona në tavë duke ndjekur udhëzimet në vijim

2148 shikime

makarona ne tave

Përbërësit

1 pako makarona penne

250 g guda

250 g parmigiano

Domate

Qepë

Kripë

Piper

Përgatitja

1

Ziejmë makaronat si zakonisht. Ndërkohë që makaronat ziejnë, përgatisim salcën e domates. Grijmë qepën, pastrojmë domatet nga lëkura e farat dhe i grijmë hollë. I shtojmë te qepa, hedhim pak kripë e piper.

2

Kullojmë makaronat. I përziejmë me pak salcë domateje nga ajo që përgatitëm.

3

Hedhim në një pirofilë (tave qelqi) një shtresë makarona, mbi to pak salcë domate. I mbulojmë me guda të prerë në feta dhe parmigiano. Hedhim shtresën tjetër të makaronave dhe vazhdojmë po njësoj. Mbyllim me makarona dhe parmigiano.

4

Pjekim në 180 gradë për 30 minuta. Ju bëftë mirë

Brikena Metaj ka dërguar në KuzhinaIme.al 43 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: