Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Petulla mëngjesi ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )
Petulla mëngjesi. Receta e gatimit për petulla mëngjesi është dërguar nga Brikena Metaj 17 shkurt 2014. Fotot © Brikena Metaj.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për petulla klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim petulla mëngjesi duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 ml ujë
Kripë
Vanilje
2-3 lugë liker portokalli ose manderine
50 gr gjalpë
25 gr sheqer
250 gr miell
6 vezë
Sheqer
Vaj
Përgatitja
1
Në nje tenxhere vendosim për të zier ujin me pak kripë, liker, vanilje, gjalpë e sheqer.
2
Pasi merr valë hedhim të gjithë miellin duke e trazuar vazhdimisht. Rezultati është një masë e njëjtë si top që shkëputet nga anët e tenxheres.
3
E largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për 10-15 min duke e trazuar herë pas here dhe duke shtuar një e nga një vezët duke patur kujdes ta përziejmë mirë të gjithë masën (nëse është e nevojshme mund të përdorni edhe mixer).
4
Më pas me ndihmën e një luge skuqim në një tenxhere ose tigan të thellë me vaj të ngrohtë jo shumë të nxehtë (temperatura e vajit duhet të jetë mesatare dhe duhen 7-8 min për një tigan në mënyrë që të piqen mirë si nga brenda dhe nga jashtë duke ruajtur formën, që nëse hiqen më parë humbet, pasi petullat bien). Pasi i heqim nga zjarri i vendosim mbi letër kuzhine dhe i kalojmë menjëherë në sheqer (të zakonshëm, jo pluhur).
Ju bëftë mirë!
Ju bëftë mirë!