Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Qofte me bukë ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )
Qofte me bukë. Receta e gatimit për qofte me bukë është dërguar nga Brikena Metaj 26 tetor 2014. Fotot © Brikena Metaj
Keni bukë të mbetur dhe nuk dini si ta përdorni? Në kuzhinë asgjë nuk hidhet, ndaj përgatitni qofte me bukë!!! Të adhurueshme e shumë të shijshme. Një mënyrë e shkëlqyer për të ricikluar bukën e mbetur për disa ditë, por të përkryera edhe nëse përgatiten me bukë të freskët. Krokante nga jashtë e të buta brenda, vërtet të jashtëzakonshme.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për qofte klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim qofte me bukë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
300 g bukë
120 g qumësht
50 g parmixhano e grirë
50 g proshutë
50 g djath i bardhë
Një vezë
Majdanoz
Kripë, piper
Galetë (bukë e thërmuar)
Vaj luledielli
Përgatitja
1
Lagim bukën me qumështin, presim disa minuta sa të zbutet. Ndërkohë presim proshutën dhe djathrat, rrahim vezën me pak kripë dhe grijmë kaçkavallin.
2
Bukën e zbutur me qumësht e shtrydhim dhe thërrmojmë me duar, shtojmë vezën, djathrat, proshutën dhe majdanozin. Përziejmë mirë.
3
Formojmë topa të vegjël që i kalojmë në galetë dhe i skuqim në vaj derisa të marrin ngjyrë të artë.
4
I vendosim në letër kuzhine për të thithur yndyrën e tepërt dhe i shërbejmë. Janë të shijshme si të ngrohta edhe të ftohta.