Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
torte me perime

Tortë me perime ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )

Tortë me perime. Receta e gatimit për tortë me perime është dërguar nga Brikena Metaj 9 shkurt 2014. Fotot © Brikena Metaj

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me perime klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim tortë me perime duke ndjekur udhëzimet në vijim

1223 shikime

torte me perime

Përbërësit

Brum sfoliat

1 kungull

2 karota

Vaj ulliri, kripë

Beshameli:

600 ml qumësht

3 lugë miell

Gjalpë

Arrë moskat

Kaçkavall i grirë

2 vezë,

Kripë

Përgatitja

1

Përgatisim beshamelin: Në një tenxhere hedhim qumështin me pak kripë, arrë moskat dhe e lemë sa të marrë valë. Ndërkohë në një enë tjetër përziejmë miellim me gjalpin: shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin, kripë dhe përziejmë bashkë. Hedhim pak qumësht dhe përziejmë vazhdimisht, deri sa beshamela të jetë trashur dhe të mos ketë kokrriza. E lëmë të ftohet, ndërkohë rrahim vezët, shtojmë kaçkavallin dhe e hedhim tek beshamela e ftohur dhe përziejmë mirë.

2

Shtrojmë brumin sfoliat (të përgatitur vetë në rastin tim,por mund ta gjeni edhe të gatshëm) në një tepsi me letër kuzhine (në mungesë të saj lyeni tepsinë mirë me gjalpë). Nëse është e nevojshme prisni anët e brumit.

3

Lajmë karotat dhe I presim në shirita të hollë më ndihmën e një qërueseje patatesh, po kështu veprojmë edhe me kungullin. Hedhim beshamelën mbi sfoliat, mbushim me perime në formë rrethore. Spërkatim me pak kripë dhe vaj ulliri. Pjekim në 180 gradë për rreth 50-60 minuta.

4

Një pjatë sa e bukur aq edhe e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje.
Ju bëftë mirë!

Brikena Metaj ka dërguar në KuzhinaIme.al 43 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: