Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
tave kosi

Tavë Elbasani ( Tavë kosi ) ( Receta gatimi nga Feride Bogdani )

Tavë Elbasani ( Tavë kosi ) është një recetë gatimi popullore Shqiptare tradicionale e Elbasanit. Mësoni si të përgatisim tavë elbasani ( tavë kosi ) duke ndjekur udhëzimet në vijim.

Tavë Elbasani ( Tavë kosi )

19806 shikime
tave kosi

Përbërësit

Mish qengji ose dashi 500 gr
gjalp 2 lugë gjelle
2 kokrra vezë
3 gota uji kos
miell 2 lugë gjelle
oriz 1 lugë gjelle
kripë

Përgatitja

1
Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jetë me mish qengji, ai piqet drejtpërdrejt, ndërsa me mish dashi zihet më parë.
2
Mishin e presim në thela, e vendosim në tepsi i hedhim gjalpin lart dhe futet në furrë ose në tavë me korrent. Herë pas here i hidhet pak ujë që të mos thahet, mbasi piqet hiqet nga furra.
3
Në tenxhere me gjalp kaurdiset pak miell derisa të zverdhet (të marë ngjyrë floriri), por jo të skuqet, shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, perzihen dhe valojnë derisa të krijohet një salcë e trashë, hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohet kos, vezë, kripë dhe bëjmë një përzierje të mirë, në tavë hidhet pak oriz gjysmë i zier, rradhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalp dhe e pjekim në furrë.
4
Mënyra tjetër e thjeshtë, e njëjta recetë: Nqs, ështe mish dashi, ai më parë duhet të ziej 10-15 minuta para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz.
5
Në tenxhere rrihen vezët, shtohet mielli, kos, lëng mishi, gjalp dhe kripë, kaurdisen mirë, copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hedhim masën e përgatitur dhe gjalp i freskët, e pjekim në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe. “Shijim të këndshëm”.

Receta e gatimit për tavë elbasani është dërguar nga Feride Bogdani 21 korrik 2013. Foto e huazuar sa për ilustrim

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Feride Bogdani klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për tavë kosi klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Feride Bogdani ka dërguar në KuzhinaIme.al dy receta gatimi tradicionale të Elbasanit. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar recetat e gatimit nga Feride Bogdani.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: