Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Paçe me kokë qingji ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Paçe me kokë qingji. Receta e gatimit për paçe me kokë qingji është dërguar nga Ervina Saliu 8 dhjetor 2014. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për paçe klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim paçe me kokë qingji duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kokë qingji
vaj ulliri
5 lugë gjelle me miell gruri
1 lugë gjelle me miell misri
4 hudhra
piper të kuq, të zi
Përgatitja
1
Ziejm kokën e qingjit rreth 1 orë, më pas e lemë të ftohet.
2
Skuqim në vaj ulliri 5 lugë miell gruri dhe një lugë misri gjer sa të marin ngjyrë, më pas i hedhim lëngun që e kemi kulluar më parë, e përziejm dhe e lemë të ziej.
3
Sa të mari valë i shtojmë mishin që pastruam nga koka, 4 hudhra, piper të kuq të zi dhe e lemë të ziej duke e përzier vazhdimisht. Kur ta servirim skuqim me pak vaj piper të kuq dhe ja hedhim lart, i jep një shije fantastike.