Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Qumështor pa petë ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )
Qumështor pa petë. Receta gatimit për qumështor pa petë është dërguar nga Brikena Metaj 21 tetor 2014. Fotot © Brikena Metaj
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
- Për të tjera recata gatimi për qumështor klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisni qumështor pa petë duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1 250 ml qumësht
6 kokrra vezë
4 lugë niseshte
2 lugë miell
4 lugë sheqer
2 lugë mjaltë
1 lugë gjalpë
Pak kripë
Përgatitja
1
Rrahim vezët me mixer. Shtojmë një nga një të gjithë përbërësit e tjerë përveç gjalpit.
2
Vendosim tenxheren në zjarr dhe e lëmë derisa përzierja të mpikset duke e përzier vazhdimisht.
3
Kthejmë në tepsi të lyer me gjalpë dhe pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë.
4
Nqs përdorim tavë qelqi pirex, e ngrohim paraprakisht në furrë para se të hedhim përzierjen e nxehtë.