Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
embelsire me pete sfoliat

Ëmbëlsirë me sfoliat ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )

Ëmbëlsirë me sfoliat. Receta gatimit për embëlsirë me sfoliat është dërguar nga Brikena Metaj 7 nëntor 2014. Foto © Brikena Metaj

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me peta sfoliat klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim embëlsirë me sfoliat duke ndjekur udhëzimet në vijim

5910 shikime

embelsire me pete sfoliat

Përbërësit

1 petë sfoliat

400 g krem

sheqer pluhur

1 vezë

2 gota qumësht (500 ml)

50 g miell

150 g sheqer

3 vezë

Vanilje

250 ml pana (një gotë)

50 g sheqer pluhur

Vanilje

Përgatitja

1

Përgatitim kremin: Për këtë lloj kremi duhet përzierja e dy llojeve, kremit të pastiçerisë dhe kremit shantili. Kremi i pastiçerisë është shumëpërdorimësh dhe e kemi shpjeguar edhe më parë, por për të gjithë ata që nuk e dine, masat e duhura në këtë rast janë: 2 gota qumësht (500 ml) , 50 g miell , 150 g sheqer , 3 vezë , Vanilje

2

Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë miellin dhe pak qumësht. Masën e përftuar e hedhim në qumështin e mbetur të vendosur më parë në zjarr dhe vazhdojmë përzierjen vazhdimisht deri sa kremi të trashet. E lemë të ftohet. Për të evituar formimin e shtresës së sipërme e mbulojmë me një pecetë të lagur ose hedhim më sipërfaqe pak gjalpë (personalisht përdor mënyrën e dytë, për të shkurtuar kohën e ftohjes).

3

Kremi shantili është më i lehtë në përgatitje: 250 ml pana (një gotë) , 50 g sheqer pluhur , Vanilje. Të tre përbërësit I rrahim me mixer sa të bëhet një masë kompakte. Më pas mjafton përzierja e dy kremërave.

4

Fillojmë me përgatitjen e ëmblësirës. Presim në katrorë me madhësi sipas dëshirës petën e sfoliatit. Shpojmë lehtë copëzat e brumit me pirun, i vendosim në tavë me letër kuzhine, i lyejmë me vezë të rrahur dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për rreth 10 -15 minuta.

5

Pasi ftohen pak, me një thikë me majë i ndajmë me kujdes në dy pjesë. Në pjesën e poshtme vendosim kremin me një lugë të vogël ose me qese pastiçerie dhe mbi të vendosim pjesën tjetër të petës.

6

Spërkaten me sheqer pluhur ose zbukurohen sipas dëshirës me copëza çokollate. Para servirjes vendosen në frigorifer. Pasi ftohen mirë mund të shërbehen dhe shija e tyre do t’u mbetet në mendje.

Brikena Metaj ka dërguar në KuzhinaIme.al 43 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: