Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
byrek fshati

Byrek fshati me kërpudha e bizele ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )

Byrek fshati me kërpudha e bizele. Receta e gatimit për byrek fshati me kërpudha e bizele është dërguar nga Brikena Metaj 26 mars 2014. Foto © Brikena Metaj

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim byrek fshati me kërpudha e bizele duke ndjekur udhëzimet në vijim

707 shikime

byrek fshati

Përbërësit

6 vezë

270 ml qumësht

150 ml vaj ulliri

400 gr miell

maja buke

500 gr kërpudha

200 gr proshutë ose salçiçe

150 gr parmixhano, djath I bardhë

100 ml verë të bardhë

Kripë

Piper

Vaj luledielli

Përgatitja

1

Në një tigan me vaj luledielli hedhim një thelb hudhër dhe shtojmë kërpudhat. I kaurdisim në zjarr të fortë për disa minuta. Shuajmë me verë dhe pasi vera avullon hedhim pak kripë, pak ujë herë pas here derisa kërpudhat të jenë gati (rreth 15 minuta).

2

Rrahim bashkë vezët, qumështin, vajin e ullirit. Shtojmë miellin me majanë dhe përziejmë mirë.

3

Në këtë përzierje shtojmë kërpudhat e ftohura, proshutën në copa të vogla, djathin e bardhë, parmixhano, bizelet e ziera, kripë e piper dhe përziejmë mirë.

4

Hedhim përzierjen në nje tepsi të lyer me gjalpë dhe spërkatur me miell.
Pjekim në furrë të parangrohur në 170 gradë për 30-40 minuta. Serviret e ngrohtë ose e ftohtë. Ju bëftë mirë!

Kategoritë

Brikena Metaj ka dërguar në KuzhinaIme.al 43 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: