Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Sfoliat me patate dhe salciçe ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )
Sfoliat me patate dhe salciçe. Receta e gatimit për sfoliat me patate dhe salçiçe është dërguar nga Brikena Metaj 9 mars 2014. Fotot © Brikena Metaj
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me peta sfoliat klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim sfoliat me patate dhe salçiçe duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
250 gr salçiçe
2 patate të mëdha
3 vezë
Parmixhano ( lloj djathi )
100 ml pana (një kuti e vogël)
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja
1
Ziejmë patatet në ujë të bollshëm duke treguar kujdes të mos zbuten shumë dhe i presim në rrathë me të njëjtën trashësi.
2
Në një tepsi me letër kuzhine hapim petën sfoliat, vendosim mbi të një shtresë të mjaftueshme me patate, spërkatim me pak vaj ulliri, kripë e piper.
3
Presim salçiçet dhe i vendosim mbi shtresën e patateve. Veproni kështu për aq shtresa sa dëshironi.
4
Në një enë tjetër rrahim vezët, shtojmë pana, parmixhano, kripë e piper. Përziejmë sa të bëhet një masë homogjene dhe e hedhim mbi shtresën e fundit që duhet të jetë me salçiçe.
5
Pjekim në furrë të parangrohur në 220 gradë për 40 minuta deri sa të marrë ngjyrë të artë. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë disa minuta në temperaturën e ambientit, presim në feta dhe servirim. Ju bëftë mirë!