Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tretelina ( Receta gatimi nga Bona )
Tretelina. Receta gatimit është dërguar nga Bona 27 qershor 2013. Foto © Bona
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tretelina duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
4 vezë
1 filxhan vaj
4 filxhana sheqer
7 filxhana miell
3 filxhana kos
1 pluhur për pjekurina ( peciv )
1 sheqer vanilje
Përgatitja
1
Qesim 4 vezë dhe sheqerin, i rrahim me tel kuzhine, qesim kosin, sheqer vaniljen, pluhurin për pjekje ( pecivën ) dhe miellin ja qesim gradualisht duke e përzier…
2
I vemë në tavë për pjekje në mes sipas shijes, mund ti qesim vishnje, çokollatë kuzhine ose rrush të thatë dhe i pjekim. Ju bëftë mirë