Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Reçel molle ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Reçel molle. Receta e gatimit për reçel molle është dërguar nga Ervina Saliu 15 gusht 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për reçel klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim reçel molle duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg mollë të vogla
1,5 kg sheqer
4 filxhana me ujë
1 shkop kanellë
lëngun e një limoni dhe karajfila
Përgatitja
1
Pastrojmë mollët nga lëkura dhe pjesën e brëndshme të farave, i vemë në tas me ujë të bollshëm dhe i hedhim lëngun e limonit.
2
Vemë një tenxhere ujin me sheqerin të ziejn dhe sa të mari valë shtojmë mollët, kanellën dhe çdo molle i vemë një karajfil dhe e lemë të ziej gjer sa të trashet shërbeti, (zierja mban rreth një orë), duke i hequr vazhdimisht shkumën që nxjerr.
3
Kur të jetë gati e heqim, e lemë të ftohet dhe më pas e fusim nëpër vazo. Ju bëftë mirë