Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
byrek me presh

Byrek me presh ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )

Byrek me presh. Receta e gatimit për byrek me presh është dërguar nga Brikena Metaj 6 shkurt 2014. Foto © Brikena Metaj

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim byrek me presh duke ndjekur udhëzimet në vijim

2337 shikime

byrek me presh

Përbërësit

300 gr miell

125 gr gjalpë

300 gr presh

150 gr kaçkavall

2 vezë

100 ml pana

Vaj ulliri, curry, kripë

Përgatitja

1

Hedhim miellin e pak kripë. Shtojmë copat e gjalpit dhe përziejmë bashkë, shtojmë disa lugë ujë të ftohtë dhe vazhdojmë të punojmë brumin.
Kur përzierja të jetë bërë homogjene formojmë një top, e mbështjellim me plastmas kuzhine dhe e lemë në frigorifer për 30 min.

2

Hapim brumin një petë dhe e shtrojmë në tepsi të mbuluar me letër kuzhine. Fundin e brumit të shtruar në tepsi e shpojmë me pirun.

3

Përgatitim mbushjen: Pastrojmë preshët, grijmë në rrathë jo shumë të hollë dhe I zbutim në zjarr të ulët më vaj ulliri për 10 minuta. I hedhim në tepsi mbi brumin e shtruar dhe I mbulojmë me kaçkavall. Rrahim vezët me pana në një enë,shtojmë curry, kripë dhe e hedhim mbi preshët.

4

Përthyejmë lehtë anët dhe pjekim në 180 gradë për 30 minuta.
E lëmë të kullojë dhe e servirim. Ju bëftë mirë!

Brikena Metaj ka dërguar në KuzhinaIme.al 43 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: