Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Perime me birrë ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )
Perime me birrë. Receta gatimit për perime me birrë është dërguar nga Brikena Metaj 14 prill 2014. Foto © Brikena Metaj
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me perime klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim perime me birrë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Brumë brisèe
250 ml birrë
120 g proshutë e tymosur
80 g djath i njomë
70 ml pana
40 g gjalpë
4 vezë
1 qepë mesatare
1 karotë
1 presh
Kripë
Piper
Përbërësit për Brumin brisèe
70 ml ujë shumë i ftohtë
100 g gjalpë
kripë
200 g miell
Përgatitja
1
Përgatisim brumin brisèe: Në një enë përziejmë miellin, gjalpin e ftohtë nga frigoriferi të prerë në copa dhe pak kripë. Përziejmë me duar miellin me gjalpin në mënyrë që mielli të thithet plotësisht nga gjalpi. Masën e përftuar e bëjmë si “mal”, hedhim pak ujë në qendër dhe përziejmë me shpejtësi me duar. Hedhim pak nga pak ujin e mbetur dhe përziejmë derisa të arrijmë një brum elastik dhe solid. E lemë të pushojë në frigorifer për rreth 40 minuta.
2
Pastrojmë e grijmë karotën, presim preshin në rrathë uniformë dhe grijmë hollë qepën. Shkrijmë gjaplin dhe kaurdisim perimet në zjarr të ulët për pak minuta. Kriposim, piperosim, hedhim birrën dhe pasi thithet nga perimet heqim tiganin nga zjarri dhe e lemë mënjanë.
3
Presim proshutën në copa të vogla dhe e skuqim në një tigan që nuk ngjit, përziejmë me perimet. Në një enë tjetër rrahim vezët, shtojmë pana, pak kripë e piper. Presim në copa të vogla djathin e njomë.
4
Mbulojmë formën më letër kuzhine dhe shtrojmë brumin. Mbi të hedhim perimet me proshutë, vezët e në fund djathin e njomë.
5
Pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 35 minuta. E lemë të kullojë para se ta servirim.