Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
turli me mish vici

Turli me mish viçi ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Turli me mish viçi. Receta e gatimit për turli me mish viçi është dërguar nga Leonora Pane 10 qershor 2014. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish viçi klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Mësoni si të përgatisim turli me mish viçi duke ndjekur udhëzimet në vijim

4600 shikime

turli me mish vici

Përbërësit

600 gr mish viçi,

2 patate,

2 speca,

4 domate,

1 patëllxhan të madh (ose 2 të vegjël,

gjysëm gote vere të bardhë,

3 thelpinj hurdhër,

2 kunguj,

rigon,

4-5 lugë supe me vaj ulliri dhe kripë.

Përgatitja

1

Merni një tigan të thellë (ose tenxhere) dhe hidhni vajin, mishin të prerë në copa të vogla (vetëm tul), hudhrat dhe rigonin, dhe vëreni në flakë mesatare deri sa të thajë ujin dhe të fillojë të skuqet,

2

shtoni verën dhe lëreni deri sa të avullojë, pastaj shtoni domatet e qëruara dhe të grira në copa te vogla (ose në rende), dhe lëreni pak të zjejë me mishin,

3

më pas shtoni të gjitha perimet pasi t’i keni prerë në katrore mestare dhe vazhdoni herë pas here duke i trazuar, hidhini kripë, 2 gota ujë,

4

vërini kapakun dhe lëreni të ziejë në flakë mesatare deri sa të jenë zier perimet dhe të ketë ngelur lëngu si krem, si në foto. Ju bëftë mirë

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: