Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Bakllava Vlonjate

Bakllava sipas traditës Vlonjate ( Receta gatimi nga Marina )

Bakllava sipas traditës Vlonjate. Receta gatimit është dërguar nga Marina 5 tetor 2013. Foto © Marina.

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Marina klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim bakllava sipas traditës Vlonjate duke ndjekur udhëzimet në vijim

9423 shikime
Bakllava Vlonjate

Përbërësit

Për brumin :
1 kg miell
9 vezë të plota
1 filxhan çaji vaj ulliri
ujë aq sa duhej që të lidhej brumi
pak uthull
një majë luge kripë e sheqer
niseshte për hapjen e petëve
gjalp i shkrirë në sasi të bollshme
Për mbushjen:
Arra të grira trashë të trazuara me sheqer e kanellë pluhur
Për shërbetin:
1.5 kg sheqer
700 gr ujë
2-3 shkopinj kanellë
2 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja

1
Pasi zihet brumi e lemë të çlodhet pak, rreth gjysëm ore dhe e ndajmë në 60-70 toptha të vegjël (numri është në varësi të diametrit të tepsisë)
2
Hapja e petëve është pjesa më e vështirë sepse mirë është të hapen një nga një dhe prova e hapjes aq sa duhet është: po të vesh një gazetë poshtë petës duhet të jesh në gjendje të lexosh pa problem, aq e holle duhet të jetë peta.
3
Pasi i hapim të gjitha i lemë të thahen pak sa të përgatisim mbushjen me arra bajame lajthi të trazuara me sheqer e kanellë e karafil pluhur.
4
Shtrojmë poshtë 15 petë pastaj në çdo 2 petë hedhim mbushje duke e përhapur në tepsi në mënyrë homgjene.
5
Ky proçes vazhdon derisa të na ngelen 15 petë te cilat i shtrojmë në fund.
6
Pasi kemi mbaruar e presim me një thikë të mprehtë në format e dëshiruara, romb, katror etj.
7
Sipër i hidhet gjalpi i shkrirë e i kulluar nga hirra. Futet në furrë në 140 gradë për rreth 4 orë.
8
Zihet shërbeti sa të lidhet Prova e shërbetit: Vendosim mbi thua një pikë nëse qëndron në vend pa rrëshkitur është gati nëse jo e ziejmë edhe pak.
9
Sherbetosim bakllavanë e ftohtë me shërbet të ngrohtë ose e kundërta bakllava e ngrohtë shërbet i ftohtë dhe është gati. Me krahë të lehta e ju bëftë mirë

Marina ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 20 receta gatimi. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Marina.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: