Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Revani Vlonjate - Marina - KuzhinaIme.al

Revani Vlonjate ( Receta gatimi nga Marina )

Revani Vlonjate, një ëmbëlsirë tradicionale. Receta gatimit është dërguar nga Marina 19 tetor 2013. Foto © Marina.

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Marina klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim revani vlonjate duke ndjekur udhëzimet në vijim

15094 shikime
Revani Vlonjate - Marina - KuzhinaIme.al

Përbërësit

2 gota ujë
4 gota niseshte
1 gotë vaj ulliri dhe gjalp (gjysëm-gjysëm)
1 gotë arra
1-2 lugë mjaltë
1 vezë,
2 gota uji me sheqer.

Përgatitja

1
Në një enë të thellë hedhim ujin dhe niseshtenë dhe e tresim mirë të mos ketë kokriza.
2
Pas kësaj vemë në zjarr një tenxhere të thellë (materiali ideal i tenxheres është bakri, nëse jo përdorni një tenxhere që nuk ngjit të tipit tefal) shtojmë vajin e gjalpin dhe pasi është ngrohur pak hedhim sheqerin dhe e trazojmë me lugë druri derisa të shkrijë sheqeri e të karamelizohet tërësisht e të ketë marë ngjyrën karakteristike të karamelës.
3
Shtojmë arrat (ose bajame, lajthi, kikirikë) hedhim me kujdes të mos digjemi niseshtenë e tretur në ujë dhe me lugë druri trazojmë masën e përftuar me lëvizje të lugës nga jashtë brenda të paktën për 15-20 minuta.
4
Në këtë fazë ose e shërbeni sië është (hasude) duke e hedhur në një formë që të ftohet ose e shtroni në një tepsi, shtoni sipër vezën të cilën e kemi rrahur me 2 lugë mjaltë dhe e fusim në furrë të ngrohtë në 160 gradë C për 35 minuta.
5
Pasi është pjekur e lemë të ftohet dhe e servirim sipas dëshirës vetëm ose të shoqëruar me akullore, fruta të freskëta apo kremra të ndryshëm.

Marina ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 20 receta gatimi. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Marina.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: