Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Mini pica ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Mini pica. Receta gatimit është dërguar nga Erjona Balla 26 nëntor 2013. Foto © Erjona Balla.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për pica klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim mini pica duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Për një petë të madhe duhen:
3 gota miell
ujë sa të mbytet mielli
kripë dhe maja një lugë çaji
Për mbushjen duhen:
2 pako salçiçe
300 gr djathë pice
200 gr salcë
vaj ulliri
kripë
rigon
pak piper
pak sheqer
Përgatitja
1
Përgatisim brumin (si brumë byreku) e lemë të pushojë për 30 minuta.
2
Ndërkohë përgatisim mbushjen, në një tenxhere të vogël shtojme salcën, vajin, rigonin, piperin dhe pak sheqer, i lemë të ziejnë deri sa salca të dendësohet.
3
Marrim brumin, e hapim, e bëjmë petë të madhe dhe sipër i shtojmë salcën e përgatitur, salçiçet e prera në kubikë të vegjël dhe e mbulojmë me djathin. e bëjmë petën rrole dhe e presim si në foto, e pjekim për 30 minuta në 250°.