Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Supë me peshk ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Supë me peshk. Receta gatimit është dërguar nga Erjona Balla 10 shtator 2013. Foto © Erjona Balla
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për supë me peshk klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim supë me peshk duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
300 gr peshk
2 karrota
2 kunguj të vegjël
2 patate
2 domate ose salcë
2 degë selino
1 limon
kripë
piper i zi
3-4 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja
1
Perimet i presim në kubikë, karrotën, selinon, patatet, kungullin dhe domaten i vendosim për të zier.
2
Pasi kanë marrë valë shtojme kripën dhe piperin, i lemë te ziejmë deri sa të trashet lëngu.
3
Pastrojmë peshkun nga halat dhe e presim në kubikë dhe e shtojmë tek perimet, i lemë 10 minuta dhe e heqim tenxheren nga zjarri dhe në fund shtojmë majdanoz të grirë dhe lëngun e limonit.