Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Marmalatë pjeshke ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Marmalatë pjeshke. Receta e gatimit për marmalatë pjeshke është dërguar nga Ervina Saliu 20 korrik 2015. Fotot © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për marmalatë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim marmalatë pjeshke duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg pjeshk ( unë përdora 500 gr me push dhe 500 gr pa push )
1 gotë uji me ujë
lëng limoni
sheqer ( masa pak më poshtë )
Përgatitja
1
Lajmë pjeshkët, i qërojmë lëkurën, i presim në feta, i shtojmë ujin dhe i ziejm gjer sa të zbuten 10-15 minuta.
2
Më pas i shtypim mirë dhe i masim me gotë ose filxhan sa mbushen dhe hedhim një gotë më pak nga masa pjeshkëve ( psh nëse janë 5 gota nga pjeshkët i hedhim 4 gota sheqer )
3
I vendosim të ziejn gjer sa të trashet mirë, në fund i hedhim 1 lugë lëng limoni